MENU
klinika

Detajet

Lezhë/ Aksident me pasojë vdekjen, ndërron jetë i moshuari

05.05.2019 - 16:44

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Gjadrit në Lezhë.

Mësohet se një automjet është përplasur me një motor, ku udhëtonte një çift bashkëshortësh dhe nga përplasja ka humbur jetën burri.

Njoftimi:

Në autostradën Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i
Gjadrit”, mjeti me drejtues shtetasin A.H., 36 vjeç, banues në Shkodër është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin N.Gj., 76 vjeç, banues në Lezhë dhe pasagjere shtetasja N.Gj.,75 vjeçe, banuese në Lezhë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës shtetasi N.Gj, dhe ka mbetur e dëmtuar pasagjerja, e cila është transportuar në spitalin Rajonal në Lezhë ku ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN