MENU
klinika

Rrezikon dënimin shembullor

Ligue 1 ‘dush të ftohtë’ Balotellit!

31.05.2019 - 21:57

Aventura e tij tek Marseille doli më mirë nga sa pritej me 8 gola në 13 ndeshje sezonale dhe dëshirë maksimale për të qenë ende vendimtar në Ligue 1.

Por Mario Balotellin, nuk mund të rrijë kurrsesi larg problemeve ose problemet janë të ‘dashuruara’ me Supermarion.

Kartoni i kuq, i marrë në javën e fundit të kampionatit duket se do t’i kushtojë rëndë italianit. Kjo pasi pezullimi i tij nuk do të jetë vetëm për ndeshjen e radhës por në katër të tilla.

konica sportkonica sport mobile

Ky ishte vendimi i komisionit disiplinor për faullin, që në fushë i kushtoi kartonin e kuq ndaj Montpellier.

Pra, Balotelli nuk mund të luajë deri në mes të shtatorit në kampionatin francez, nëse qëndron aty.

Sulmuesi me siguri nuk e priste një gjë të tillë dhe duke patur parasysh karakterin e tij, nuk do të ishtë çudi nëse largohet nga “Ligue 1”.

Kontrata e sulmuesit do të skadojë në qershor, por për momentin, pavarësisht nga katër ndeshjet pezullim, konfirmimi te Marseille duket pista më e mundur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN