MENU
klinika

Mbështetje për blegtorinë

Lista me 2300 përfituesit e fazës së parë

25.05.2019 - 20:55

AZHBR ka publikuar listën me 2300 përfituesit e fazës së parë në skemën e riburisimit për blegtorinë.

Sipas ligjit për tufën bazë të matrikulluar, për fermat me jo më pak se 100 krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën 1000 lekë/krerë. Dorëzim qumështi lëndë e parë, në vlerën 10 lekë për litër në pikat e përpunimit, për fermat që mbarështojnë lopë dhe/ose të imëta, kundrejt fatures tatimore të shitjes, por jo më shumë se 700 000 lekë për subjekt. Për tufën bazë të matrikulluar, për fermat me jo më pak se 100 krerë dele dhe/ose dhi në vlerën 1000 lekë/krerë.

Kriteret specifike për masën

· Përfituesit e mundshëm: Fermerë individual, SHBB, person fizik ose juridik.

· Aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv

· Aplikanti duhet të ketë në tufën bazë jo më pak se 100 krerë dele dhe/ose dhi të matrikulluara

· Kafshët e tufës bazë duhet të jenë të regjistruara në sistemin e identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve – RUDA

· Aplikanti të deklarojë vendndodhjen e tufës në momentin e aplikimit. Në rast ndryshimi të vendndodhjes aplikanti informon grupin e kontrollit për vendndodhjen e re

· Aplikanti nuk duhet të jetë debitor ndaj MBZHR, AZHBR dhe Tatimeve. Në rast se rezulton debitor, afati përfundimtar i dorëzimit të dokumentit që vërteton shlyerjen e detyrimeve do të jetë data 7.6.2019

· Aplikanti i shpallur në listën e të kualifikuarve, në rast se rezulton se sigurimet shoqërore nuk janë të shlyera, afati përfundimtar i dorëzimit të dokumentit që vërteton shlyerjen e detyrimeve do të jetë data 7.6.2019.

Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në Listën e të kualifikuarve

· Do të dorëzojë dokumentacionin e specifikuar në listën e të kualifikuarve brenda datës 7.6.2019.

Dokumentacioni i dorëzuar në momentin e verifikimit

· Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit; Ky dokument mund të dorëzohet që në momentin e aplikimit dhe bëhet pjesë e dosjes së aplikantit, skanohet dhe ngarkohet në sistem.

MASA 2. Dorëzim qumështi lëndë e parë, në vlerën 10 lekë për litër në pikat e përpunimit, për fermat që mbarështojnë lopë dhe/ose të imëta, kundrejt faturës tatimore të shitjes, por jo më shumë se 700 000 (shtateqind mije) lekë për subjekt.

Kriteret specifike për masën

· Përfituesit e mundshëm: Fermerë individual, SHBB, person fizik ose juridik.

· Aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv.

· Kafshët e tufës bazë duhet të jenë të regjistruara në sistemin e identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve – RUDA

· Mbështetja financiare kryhet për faturat tatimore të lëshuara dhe të dorëzuara në AZHBR, që nga data 1 Janar 2019, por jo më vonë se data 30.11.2019

· Aplikanti nuk duhet të jetë debitor ndaj MBZHR, AZHBR dhe Tatimeve. Në rast se rezulton debitor, afati përfundimtar i dorëzimit të dokumentit që vërteton shlyerjen e detyrimeve do të jetë data 7.6.2019

· Aplikanti i shpallur në listën e të kualifikuarve, në rast se rezulton se sigurimet shoqërore nuk janë të shlyera, afati përfundimtar i dorëzimit të dokumentit që vërteton shlyerjen e detyrimeve do të jetë data 7.6.2019.

Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në Listën e të kualifikuarve.

· Do të dorëzojë dokumentacionin e specifikuar në listën e të kualifikuarve brenda datës 7.6.2019.

Dokumentacioni i dorëzuar në momentin e verifikimit

· Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit. Ky dokument mund të dorëzohet që në momentin e aplikimit dhe bëhet pjesë e dosjes së aplikantit, skanohet dhe ngarkohet në sistem.

Dokumenti i dorëzuar pas verifikimit në terren

· Faturat tatimore për sasinë e qumështit të shitur

· Faturat tatimore të dorëzimit të qumështit të jenë, sipas statusit të aplikantit: a) Kur aplikuesi është subjekt tatimor (fizik ose juridik) dorëzohen fatura me TVSH, ose fatura të

thjeshta tatimore b) Kur aplikuesi është fermer individual, dorëzohen fatura tatimore të leshuara nga blerësi (autofaturë)

· Faturat e thjeshta tatimore të jenë të shoqëruara me kupon tatimor, ose transfertë bankare;

· Fotokopje ose vertetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit.

LISTA E PERFITUESVE