MENU
klinika

Premier League

Liverpool merr kryesimin, por humb Salahun

04.05.2019 - 23:12

Liverpool ka marrë një fitore tepër të vuajtur në transfertën e Newcastle.

Ekipi i Klopp vinte pas humbjes shokuese në “Camp Nou” ndaj Barcelonës në Champions League dhe kërkonte reagimin e menjëhershëm në kampionat.

Strategu i mbrojtjes Virgil van Dijk hapi serinë e golave për Liverpool në minutën e 13’ pas një goli me kokë nga këndorja.

konica sportkonica sport mobile

Shtatë minuta më vonë Atsu barazoi rezultatin por faraoni Salah riktheu në avantazh të tijët në minutën e 28’ duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-1.

Në pjesën e dytë Rondon riktheu në lojë ekipin e Benitez me një goditje potente në zonë. Gjërat u përkeqësuan për “The Reds” pasi në minutën e 73′ Mohamed Salah u detyrua të linte fushëen e lojës për shkak dëmtimi.

Divock Origi ishte ‘karta fituese’ ndeshjen për Klopp duke shënuar në minutën e 86’ pas një krosimi nga Xherdan Shaqiri.


Ndeshja përfundoi me fitoren e Liverpool, që rikthehet përkohësisht në kreun e tabelës me shpresën se Manchester City do të lërë pikë të hënën ndaj Leicester.