MENU

Masat anti-kanabis

Lleshaj dha “ultimatum”, mblidhet në Elbasan Task-Forca

31.05.2019 - 12:07

Sot në Elbasan është mbledhur Task-Forca Antikanabis në një takim të zgjeruar kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.

Në këtë takim morën pjesë zv.ministrja e Brendshme, Teuta vodo, drejtues të SHISH, të Gjykatës, të Prokurorisë, drejtuesve të Drejtorisë Vendore të Policisë, të shefave të komisariateve, kryebashkiakëve dhe drejtuesit e njësisë vendore.

Kujtojmë që më herët ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj foli gjerë e gjatë rreth masave dhe ecurisë në luftën kundër kultivimit të kanabisit.

Leshaj dha ultimatum për të gjithë zyrtarët e lartë të policisë që të eliminohet kanabisi në të gjithë territorin.

“Çdo bimë që kapet para datës 15 qershor është detyrë e juaja, çdo gjë që kapet pas datës 15 qershor është përgjegjësia juaj.”- u shpreh Lleshaj.