MENU
klinika

Sa vite burg rrezikon

Loredana, arrestohet për mashtrim në Zvicër

08.05.2019 - 11:13

Policia zvicerane ka arrestuar reperen e njohur kosovare, Loredana Zefin, njëherësh bashkëshortja e Mozzik.

Sipas , autoritetet atje kanë konfirmuar se ajo dyshohet për mashtrim.

Loderana është prangosur në shtëpinë e saj në Luzern. 

Prokuroria e Shtetit ka nisur një hetim për mashtrim të dyshuar në shumën prej 900.000 frangave zvicerane”, ka deklaruar zëdhënësi Simon Kopp.

Sipas hulumtimit të gazetës zvicerane, Loredana dhe vëllai i saj kanë mashtruar një çift zvicerian.

Bëhet fjalë për Petran (52 vjeçare) dhe Hans Z. (53 vjeçar) të cilët thellësisht janë futur në borxh dhe kanë humbur pasurinë e tyre.

Ndërkohë kanë dalë detajet në lidhje me penalitetet për reperen nëse fajësia e saj provohet. Bëhet e ditur deri në sa vite burg rrezikon dënimin Loredana nëse shpallet fajtore.

Rap-artistja Loredana e arrestuar sot (e mërkurë) në orët e para të mëngjesit, akuzohet për një vepër të rëndë.

Akuza që rëndon mbi të janë zhvatje e parave dhe  kërcënim një çifti zviceran. Si rrjedhojë, nëse reperja nga Ferizaj shpallet fajtore, ajo rrezikon të dënohet me disa vjet burg.

Nëse dënohet për mashtrim dhe vërtetohen akuzat ndaj saj, atëherë sipas ligjit të Zvicrës, kushdo që në mënyrë të kundërligjshme i pasuron të tjerët duke mashtruar, përballet me burgim deri në pesë vite.

Sipas ligjit penal të shtetit helvetik, që i akuzuari të dënohet, mashtrimi duhet të jetë “dëshmi e një egërsie të veçantë dhe të koordinohen aq mjeshtërisht që edhe viktima mund të mashtrohet”.

Lidhur me ngjarjen në fjalë ka pasur reagime të shumta në rrjetet sociale, gjersa një i tillë ka ardhur edhe nga ish-menaxheri i reperit Mozzik, Met Elshani.

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN