MENU
klinika

Financial Times

Macron dhe Cameron, dy të zhgënjyer nga Merkel…

21.05.2019 - 14:28

Në dukje, David Cameron dhe Emmanuel Macron nuk kanë shumë gjëra të përbashkëta. Ish-kryeministri britanik do të hyjë në histori si njeriu, gabimet politike të të cilit sollën Brexit. Presidenti aktual francez është i vendosur të mbahet mend si një “ndërtues i Evropës”.

Por përkundër këtyre dallimeve, betejat evropiane të dy liderëve janë çuditërisht të ngjashme. Të dy Cameron dhe Macron panë një lidhje shumë të afërt midis suksesit të brendshëm politik dhe aftësisë së tyre për të reformuar BE.

Të dy u zhgënjyen nga përgjigjja e zonjës Merkel dhe gjetën veten në probleme të thella politike si rezultat. Dhe, në të dyja rastet, dështimet e tyre kanë implikime të thella për projektin më të gjerë evropian.

Për Cameron, pamundësia e tij për të siguruar një listë më mbresëlënëse të reformave të BE për t’i paraqitur elektoratit britanik çoi në humbjen në referendumin e Brexit. Në takimin e tij të fundit të BE, kryeministri fajësoi udhëheqësit e tjerë evropianë për mosdhënien e më shumë lëshimeve për kontrollin e emigracionit nga Evropa. Ai u ndje veçanërisht i braktisur nga Merkel, miqësia dhe mbështetja e saj.

Macron u refuzua në mënyrë të ngjashme nga kancelari gjerman. Në një fjalim në Sorbonne në vjeshtën e vitit 2017, presidenti i sapozgjedhur francez  shfaqi plane ambicioze për BE-në, duke përfshirë idetë për një buxhet të ri të eurozonës dhe ministri të financave. Por përgjigja gjermane ndaj propozimeve të tij ishte e ftohtë dhe e kujdesshme.

Presidenti francez shpresonte se ai mund të nxiste një “rilindje evropiane” që riaktivizonte BE-në. Duke vepruar kështu, ai gjithashtu shpresonte të rikthente besimin në projektin evropian. Në vend të kësaj, populistët euroskeptikë vazhdojnë të fitojnë terren në të gjithë Evropën.

Nuk është e habitshme nëse Cameron dhe Macron tani kanë ndjenja jo dhe aq të mira ndaj Merkelit. Por akuzat e tilla janë kryesisht të gabuara. BE është një klub prej 28 shtetesh, që do të thotë se sigurimi i mbështetjes në Berlin, ndonëse i rëndësishëm, nuk është kurrë i mjaftueshëm për të garantuar sukses.

Dhe Merkel mund të vërejë se kur ajo ishte në vështirësi gjatë krizës së refugjatëve të vitit 2015, qeveritë britanike dhe franceze nuk ndihmuan shumë.

Zhgënjimi i Parisit nga Merkel pasi Annegret Kramp-Karrenbauer, pasardhësja e mundshme e Merkel, si kancelare, sugjeroi heqjen e anëtarësimit të përhershëm të Francës në Këshillin e Sigurimit të OKB dhe heqjen e dhomës së dytë të Parlamentit Europian në Strasburg.

Një test më i menjëhershëm i gjendjes së marrëdhënieve franko-gjermane do të vijë menjëherë pas zgjedhjeve evropiane, kur liderët e BE duhet të zgjedhin krerët e rinj të Komisionit Evropian, Bankën Qendrore Evropiane dhe vendet e tjera.

Franca po e shtyn Michel Barnier, kryenegociatorin e BE-së Brexit, për kryesimin e komisionit dhe ka dy kandidatë të besueshëm për BQE.

Ndërkohë, Britania duket se po shkon drejt zëvendësimit të Theresa May si kryeministre me Boris Johnson. Johnson ka të ngjarë të jetë i fundit në radhën e të zhgënjyerve, planet emocionuese të të cilit refuzohen nga kancelarja pragmatiste gjermane.