Ndërsa shumë zëra qarkullojnë se ajo do të jetë interpretuese e kolonës zanore të filmit “James Bond 25”, Dua Lipa mori pjesë në ‘YouTube Brandcast 2019’ në Radio City Music Hall në New York.
23-vjeçarja u shfaq e veshur me një fustan jeshile e thellë, që e theksoi edhe më tepër pamjen e saj ndërsa po ecte në tapetin e kuq të eventit.
DailyMail shkruan: “Duke parë elegancë në ansamblin e saj, Dua tregoi edhe njëherë se është gjithnjë në hap me trendet më të fundit të modës”
Dua u bashkua me Alicia Keys, Daddy Yankee, Grace VanderWaal dhe mikpritësin e shfaqjes, Lilly Singh, për këtë ngjarje të veçantë të platformës YouTube.
Vitin e kaluar, Dua u pyet për mundësinë e interpretimit të kolonës zanore për filmin e ri të “James Bond”, ndërsa kishte deklaruar: “Do të doja ta bëja atë, por nuk e kam incizuar si këngës … deri më tani”.