MENU
klinika

Talenti i Ajax drejt Anglisë

Manchester United i shtang të gjithë/ ‘Mbulon me para’ De Light!

24.05.2019 - 22:53

Në telenovelën De Ligt-Barcelona mund të përfitojë një i tretë.

Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, Manchester United ka hyrë vrrullshëm në luftën për të përfituar shërbimet e mbrojtësit holandez me një ofertë konkrete prej 14 milionë eurosh në sezon.

Një shifër vërtet e frikshme që duket se pezullon të gjitha tratativat e tjera paralele që ka hapur Barcelona dhe Juventus, pozicioni i të cilëve duket në disfavor.

Kështu Premier League projektohet si destinacioni më i mundshëm për të ardhmen e 19-vjeçarit De Ligt.

I shtyrë nga dyzimi i lojtarit, United ka bërë lëvizjen e tij strategjike duke ofruar këtë shifër stratosferike. 14 milionë euro në sezon do të bënin cilindo lojtar që të mendonte seriozisht një ofertë të tillë përfshirë De Ligt që tani po mendon seriozisht mbi opsionin e Djajve të Kuq.

Një pagë e tillë lë automatikisht jashtë loje Juventusin por edhe Barcelonën që mendohej si destinacioni më i mundshëm për të.