MENU
klinika

Antiracizmi mori portretin e tij

Mandela, presidenti i parë me ngjyrë

10.05.2019 - 13:50

Vetëm në sajë të tij, bota hodhi sytë nga Afrika e Jugut dhe njohu shtypjen e madhe dhe të organizuar të zezakëve afrikanë të jugut. Megjithatë, përmes Mandelës bota do të mësojë frymën e durimit, triumfin e faljes dhe bukurinë e pajtimit. Në të vërtetë, historia e Nelson Mandelës është më shumë historia e Afrikës së Jugut.

Ish-presidenti i Afrikës së Jugut Nelson Mandela vdiq në moshën 95-vjeçare. Njerëzit po mbajnë zi për humbjen e presidentit të parë zezak të vendit. Në vijim një profil i njeriut që ndihmoi për ta çliruar Afrikën e Jugut nga dhuna dhe urrejtja.

 

 

Për shumëkënd, Nelson Mandela ishte një hero-simbol i guximit, i bindjes dhe i vizionit. Ai cilësohej shpesh si njeriu i thjeshtë, karizmatik dhe besnik, si njeriu që kujdesej për të tjerët.

Nelson Mandela u lind më 18 korrik, 1918, dhe u rrit në Transkei – një ish-territor zezak afrikanojugor. Që në moshë të re ai u bë aktiv në lëvizjen e anti-aparteidit dhe iu bashkua Kongresit Kombëtar Afrikan. Në vitin 1940, Mandela u bë kreu i krahut rinor të kësaj lëvizjeje.

Nelson Mandela ndoqi universitetin dhe fakultetin e drejtësisë dhe me kolegun e tij Oliver Tambo themeluan firmën e parë zezake të avokatisë në Afrikën e Jugut, me zyra në Johanesburg. Ata i jepnin këshilla juridike falas ose me çmim të ulët zezakëve.

Qeveria e ndaloi organizatën në vitin 1960, por ajo vazhdoi të veprojë fshehurazi. Nelson Mandela vazhdimisht i shmangej policisë dhe detyrohej të jetonte larg gruas së tij të dytë, Ëinnie, e cila më vonë u bë gjithashtu aktive në lëvizjen e anti-aparteidit.

 

 

 

Kur Kongresi Kombëtar Afrikan vendosi të ndërmerrte veprime të forta për t’i dhënë fund aparteidit, zoti Mandela u bë drejtues i krahut ushtarak të organizatës, duke ndërmarrë një fushatë sabotimesh kundër ushtrisë së Afrikës së Jugut dhe objekteve qeveritare.

Në vitin 1962, 44 vjeçari Mandela u arrestua dhe doli në gjyq për aktivitetin kundër qeverisë. Ai i mbrojti veprimet e tij si pjesë e “luftës së popullit afrikan për një shoqëri të lirë.”

Dy vjet më vonë ai u dënua me burgim të përjetshëm në ishullin Robben pranë brigjeve të Kejptaunit. Mandela kaloi 18 vjet në këtë burg famëkeq, duke refuzuar një ofertë të qeverisë për lirimin e tij, nëse hiqte dorë nga lufta e armatosur e Kongresit Kombëtar Afrikan. Ai doli nga burgu më 1990, pasi qëndroi gjithsej 27 vjet, kur qeveria e bardhë e presidentit Frederik de Klerk legalizoi të gjitha partitë politike dhe liroi shumicën e të burgosurve politikë.

Në një vend të rrënuar nga konflikti racor, Nelson Mandela është parë si një udhëheqës i jashtëzakonshëm – si njeriu që e çliroi Afrikën e Jugut nga dhuna dhe urrejtja, duke e bërë një vend me më shumë paqe dhe mirëkuptim.

Më 1991, Nelson Mandela u zgjodh kryetar i Kongresit Kombëtar Afrikan, ndërsa më 1994, kur Kongresi fitoi zgjedhjet e pa dallim racash, Mandela u bë presidenti i parë me ngjyrë i vendit, në moshën 75-vjeçare.

 

 

“Kurrë, kurrë dhe kurrë më, kjo tokë e bukur nuk do të përjetojë shtypjen e njeriut nga njeriu,” – ishte deklarata e Mandelës kur sapo mori mandatin.

Herman Cohen, Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Afrikën, nga viti 1989 deri më1991, thotë se shumica e zezakëve të Afrikës së Jugut i mbanin sytë te Mandela, si njeriu i cili mund t’ua bënte jetën më të mirë:

“Ai kishte një qasje të veçantë, karizmatike. Ai u bë simbol në luftën kundër aparteidit dhe ishte e natyrshme që do të zgjidhej si presidenti i tyre i parë.”

Presidenti Mandela, shpalli se do të qëndronte në këtë post vetëm për një mandat. Zoti Cohen, thotë se gjatë pesë viteve si president, Mandela fitoi respektin ndërkombëtar për ripajtimin e vendit:

“Mandela iu përkushtua kryesisht mobilizimit të afrikanëve, për të punuar për zhvillimin ekonomik. Duke pasur një arsimim të mirë, ai u bë gjithashtu, një lloj zëdhënësi në arenën ndërkombëtare.”

Nelson dhe Winnie Mandela, jetuan së bashku për pak kohë pasi u lirua nga burgu, por shpejt marrëdhëniet e tyre u ftohën, derisa u divorcuan. Në ditëlindjen e tij të 80-të, Mandela u martua me Graca Machel, e veja e ish-presidentit të Mozambikut, Samora Machel.

 

 

Nelson Mandela mori qindra çmime dhe medalje gjatë jetës. Në vitin 1993, ai ndau çmimin “Nobel për Paqen” me ish-armikun e tij të betuar, de Klerk. Ata u nderuan për kontributin në procesin e paqes në Afrikën e Jugut.

“Jugafrikanët kanë krijuar një shoqëri që konfirmon, se të gjithë njerëzit kanë lindur të barabartë,” – deklaroi Mandela, teksa merrte çmimin.

Si president, Nelson Mandela u kritikua se nuk u përball me krizën e sidës në Afrikën e Jugut. Megjithatë, në vitet që pasuan, ai u bë një personalitet publik i luftës kundër sidës.

“Së bashku, ne mund ta luftojmë sidën dhe të garantojmë një të ardhme më të sigurt, për të gjithë,” – është shprehur Mandela, rreth kësaj ccështjeje.

Dy vjet më vonë, sida shkaktoi vdekjen e njërit prej djemve të tij. Në vitin 1999, në moshën 85-vjeçare, Nelson Mandela tha se do të tërhiqej nga jeta publike. Megjithatë, ai vazhdoi të luftojë për të drejtat e fëmijëve.

“Luna Park”, me Adriana Matoshi dhe Nik Xhelilaj

Drama shqiptare, në Festivalin e Filmit në Selanik

“Ç’janë këto veshje, këto bizhuteri, këto këngë?!”

Refleksionet e shkrimtarit të njohur, për festivalin e 11-të

Mundësi për të aplikuar në Guinness

Për Darkën e Lamës përgatitet flija 2-metërshe

“Janë 5 valixhe të mëdha me objekte personale”

Ku do ekspozohet trashëgimia etnokulturore e Musine Kokalarit?