MENU
klinika

Shumë shpejt një koncert rectal

Manjola Nallbani përgatit surprizën e madhe për fansat

01.05.2019 - 11:38

Këngëtarja e njohur Manjola Nalllbani i ka kushtuar gjithë jetën muzikës dhe ka qenë një nga këngëtaret më të dashura dhe më të duartrokitura ndër vite.

Së fundmi këngëtarja ka përgatitur një surprizë për fansat që e kanë ndjekur gjatë viteve që veç të tjerave duket sikur nuk e kanë cënuar aspak pamjen e saj .

Manjola ka treguar se në 16 maj të gjithë do të kenë mundësi të shijojnë një koncert recital të sajin.

Nallbani ka publikuar në ‘Instagram’ një video promovuese për koncertin e saj, që do të mbahet në qendrën e kulturës në “Katedralen Ortodokse Tiranë”.

Ju ftoj në koncertin tim recital ‘Jetë me ju’ ashtu siç kanë qenë të lidhura të gjitha këto vite të jetës sime. Ju dua”, ka shkruar Manjola në postimin e saj.

Këngëtarja ka zgjedhur Elton Dedën si drejtues të orkestrës dhe artistë të tjerë si Aurela Gaçe, Kastriot Tusha, Egland Hasa, Eli Fara, Shkëlzen Jetishi dhe Rezart Veleshnja për ta shoqëruar në skenë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN