MENU

Postimi

Masakra në Vushtrri/ Haradinaj: Autorët do të dënohen!

22.05.2019 - 14:51

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka kujtuar 20-vjetorin e masakrës në Vushtrri.

Haradinaj shkruan se autorët e masakrave ndaj shqiptarëve do të dënohen.

Statusi i Haradinajt:

Në 20-vjetorin e masakrës në Vushtrri, ku u ekzekutuan brenda pak orësh dhjetëra shqiptarë dhe shumë të tjerë u plagosën, Kosova e vazhdon betejën e saj për të vërtetën.

Këtë ditë, Vushtrria dhe mbarë Kosova e kanë kthyer në kujtesë institucionale, si dëshmi ndër breza se sa e vështirë ishte rruga jonë deri në liri.

Shteti serb, me gjithë gjenocidin mbi shqiptarët, edhe pas dy dekadave, refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet e kryera.

Nuk do të lejojmë që masakrat më makabre në tërë Kosovën të kalojnë pa u dënuar. Kosova nuk harron! Lavdi të gjithë martirëve dhe dëshmorëve!

RH