MENU
klinika

Project Syndicate

Masakra që kinezët s’do të harrojnë kurrë…

29.05.2019 - 17:28

Tridhjetë vjet më parë, isha në Pekin si ministër i zhvillimit britanik për takimin vjetor të Bankës aziatike për zhvillim. Por ajo që ndodhi në atë mbledhje, duke përfshirë edhe uljen për herë të parë të një delegacioni nga Tajvani, u errësua nga ajo që po ndodhte në të gjithë qytetin.

Ngjarja e madhe në Pekin në fund të majit të atij viti duhej të ishte një vizitë shtetërore nga udhëheqësi sovjetik, Mikhail Gorbaçov.

Por të nxitur nga demonstrimet e studentëve, shumica e popullsisë së Pekinit dukej se dilnin në rrugë për të kërkuar liri më të madhe dhe llogaridhënie më demokratike.

Si delegacion i ministrave të zhvillimit, ne takuam sekretarin e përgjithshëm të Partisë Komuniste, Zhao Ziyang.

Demonstrimet vazhdonin, dhe tanket dhe Ushtria Çlirimtare Popullore masakruan njerëzit që duhej të mbronin. Asnjë incident nuk e tregon më mirë dallimin midis Partisë Komuniste të Kinës (CPC) dhe qytetërimit të madh të Kinës.

Udhëheqësit komunistë kinezë thonë se partia mishëron atë qytetërim 4,000-vjeçar. Kush ishte përgjegjës për vrasjen e pronarëve pas revolucionit komunist të vitit 1949? Kush e nxiti Revolucionin Kulturor, me dhunën e saj masive shoqëruese?

Nuk është për t’u habitur që partia ka punuar kaq shumë për të zhdukur masakrën e sheshit Tiananmen nga kujtesa. Historia, duke përfshirë edhe tmerret e sundimit të Mao Zedong, është shumë e dëmshme për diktaturën kineze. Krerët e Kinës e mbajnë sistemin e tyre të qeverisjes si model për vendet e tjera. Por si mundet një regjim të jetë i bindur në qëndrueshmërinë e vlerave dhe metodave të tij nëse ka frikë nga e kaluara e vet?

kolana e librave

Shumë prej nesh mendonin se Kina, do të përqafonte të njëjtat vlera si shumë shoqëri të tjera: llogaridhënie më e madhe, liria për të folur dhe sundim të ligjit.

Presidenti Xi Jinping, megjithatë, po përpiqet ta varrosë këtë ide duke rikonfirmuar kontrollin e partisë mbi çdo aspekt të qeverisë, duke burgosur avokatët dhe aktivistët për të drejtat e njeriut, duke goditur grupet fetare, duke burgosur qindra mijëra ujgurët në kampet e “ri-edukimit ” në rajonin e Xinjiang të Kinës dhe duke kërcënuar luftë kundër Tajvanit. Po ashtu edhe ndaj Hong-Kongut.

Kina komuniste nënshkroi një traktat ndërkombëtar për të respektuar shkallën e lartë të autonomisë, lirisë dhe sundimit të ligjit të Hong Kongut për 50 vjet pasi rifitoi sovranitetin mbi qytetin në vitin 1997.

Por, me konsolidimin e fuqisë absolute të Xi, gjërat kanë ndryshuar. Qeveria lokale gjithnjë duket se merr udhëzime nga regjimi i Pekinit dhe aktivistët e saj komunistë të Frontit të Bashkuar.

Goditja e fundit për lirinë dhe identitetin e Hong Kongut është legjislacioni i propozuar i qeverisë lokale për të lejuar ekstradimin në Kinë. Por refuzimi i Hong Kongut deri më tani për të ekstraduar njerëzit në territorin e Kinës ka qenë një burim I vazhdueshëm konflikti.

Në natën e 4 qershorit, siç ka ndodhur çdo vit që nga viti 1990, më shumë se 100,000 njerëz do të marrin pjesë në aktivitetet e organizuara për të shënuar përvjetorin e shtypjes brutale të demonstratave të vitit 1989 në Pekin. Në këtë qytet, të paktën, masakra e Tiananmenit nuk është harruar…

Chris Patten, guvernatori i fundit britanik i Hong Kongut dhe një ish komisioner i BE për çështjet e jashtme, është kancelari i Universitetit të Oksfordit.