MENU
klinika

Reagon klubi

Mbappe frikëson PSG-në/ Lëshon sinjale lamtumire!

20.05.2019 - 21:27

Një deklaratë e Kylian Mbappe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në përfundimin e sezonit shqetësoi jo pak drejtuesit e PSG.

“Kam mësuar shumë, është koha të marr më shumë përgjegjësi. Nëse ndodh te PSG, do jem i lumtur, në të kundërt do kërkoj një sfidë të re diku tjetër”, ishin fjalët e talentit francez që morrën vëmendjen e të gjitha mediave në Europë.

Një sinjal i fortë nga 20-vjeçari që konfirmoi se mund të largohet nga Paris Saint-Germain dhe krijoi aludimet e para për destinacionin e ri.

Në lidhje me të gjithë këto lajme klubi francez ka publikuar një mesazh të qartë në llogaritë e veta të rrjeteve sociale ku theksoi se Mbappe do vijojë edhe për sezonin tjetër të jetë me PSG-në.

“Për dy vjet, një lidhje e fortë është formuar mes PSG dhe Kylian Mbappe dhe kjo histori do të vazhdojë sezonin e ardhshëm. Me një ambicie të përbashkët për ta bërë historinë evropiane të futbollit në vitin e 50-vjetorit të klubit.

Një moment shumë i parashikuar në të cilin të gjithë mund të bëhen bashkë për të shkruar një faqe të re dhe të shkëlqyer në historinë e klubit ku secili individ duhet të luajë një rol të përshtatshëm ndaj kolektivit”, thuhet në deklaratën e klubit parizien.

Edhe pse kampionët e francës po përpiqen të shuajnë zërat që u përhapën, mediat vijojnë ta lidhin të ardhmen e Mbappe me Realin e Madridit.