28.05.2019 - 17:18
Mc Kresha pa diskutim është një prej këngëtarëve shqiptarë më të dashur për publikun dhe më të sukseshëm gjithashtu.
Së fundmi ai ishte i ftuar në një media kosovare i është përgjigjur 25 pyetjeve.
Reperi tregoi shumë gjëra për veten përmes itervistës për “Prive”.
Mes të tjerash Mc Kresha rrëfeu lajmin më shqetësues që mori gjatë luftës në Kosovë për personin më të shtrenjtë, nënën e tij.
Ai u shpreh se gjatë luftës i kishin thënë se nëna e tij ndërroi jetë.
“Kur ishte luftë më thanë që më kanë vrarë nënën. Për 2-3 javë kam menduar që nëna ime kishte vdekur“, kujtoi këngëtari momentin e frikshëm të periudhës më të vështirë për të gjithë shqiptarët e Kosovës .
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Plagë që luajnë rol"