MENU
klinika

FemART

“Me liri kundër marres”

26.05.2019 - 14:02

   Për së shtati herë, festivali “FemArt” – festival rajonal për artistet, do të mbahet në Prishtinë, përgjatë datave 10-16 qershor, pranë e qendrës për Art dhe Komunitet – Artpolis.

Motoja e festivalit këtë vit është ‘Me Liri kundër Marres’, duke i inkurajuar gratë të marrin pronësinë mbi jetët e tyre dhe në vendimmarrje, duke promovuar një jetë pa paragjykime e gjykime.

 

 

Organizatorët nëpërmjet një komunikate, thonë se duke qenë të gjykuara dhe të turpëruara nga shoqëria patriarkale në vazhdimësi, moto e festivalit “FemArt”, ka për qëllim të rrisë vetëdijen dhe të fuqizojë grate, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, sociale, raciale, apo preferencave seksuale.

“Përveç rreth 200 artisteve dhe aktivisteve nga Kosova, rajoni, Evropa, Amerika, Azia dhe Afrika, festivali do t’i angazhojë 30 vullnetarë/e, të rinj/reja nga të gjitha komunitetet në Kosovë, në mënyrë që ta rrisë pjesëmarrjen e rinisë në çështjen e forcimit të rolit, të gruas në Kosovë dhe rajon dhe ndarjen e përvojave.

 

 

Festivali “Femart” është pjesë e iniciativës së 20 aktiviteteve për përkujtimin e 20-vjetorit të çlirimit të Prishtinës, organizuar në bashkëpunim me komunën e Prishtinës”, – është perceptuar në komunikatë.

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ekspozita e parë jashtë Kosovës

“Ditët e artistëve romë në telajo”