MENU
klinika

Reagimi

Mediat greke: Ja arsyeja pse i burgosuri shqiptar vdiq në qeli

31.05.2019 - 18:02

Mediat greke kanë shkruar në lidhje me vdekjen e shqiptarit Bardhyl Tusha në burgjet greke. 33-vjeçari vdiq më 28 janar të këtij viti në burgun e Koridhalos nga ku u raportua se kishte marrë mbidozë.

Fillimisht u tha se ai ka ndërruar jetë për shkak të mbidozës, mirëpo pas kryerjes së hetimeve ka rezultuar se i riu ka ndërruar jetë nga mbytja.

CNN grek ka publikuar foto, ku shfaqen dukshëm shenjat e dhunës ndaj Tushës. Sipas raportit mjeko-ligjor, del se shqiptarit i është zënë goja e hunda, duke ia marrë frymën e kështu është mbytur.

Bardhyl Tusha vuante dënimin në burgun e Koridhalos për akuzën e trafikut të drogës.

Ai dhe disa shqiptarë të tjerë kanë rënë pre e dhunës me pasoja vdekjeprurëse, ndërsa mediat helene thonë se në Koridhalos vepron e ashtuquajtura “mafia e burgjeve”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN