12.05.2019 - 08:31
Dita e sotme do të karakterizohet nga mot me vranësira të dendura dhe kthjellime të pakta.
Herë pas here do të gjenerojnë shira të dobët, ndërsa deri në mesditë do të mbizotërojë vranësirat.
Gjatë pasdites do të kemi fuqizim të vranësirave, duke gjeneruar shira lokalish intensiv në jug të vendit si dhe shira të intesitetit mesatar në pjesën tjetër të vendit.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mesdita sjellë rënie të tyre, duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 9°C deri në 25°C.
Era do fryjë mestare në tokë pot e fortë në det me shpejtësi mbi 60 km/h kryesisht nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë.