MENU
klinika

Tabela

Mësoni parashikimin e motit për sot

24.05.2019 - 08:30

Ditën e sotme priten reshje të dobëta ose lokalisht të dobëta në të gjithë territorin.

Sipas asaj që parashikon IGJEUM Reshjet do të arrijnë deri në lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, dhe Elbasan.

Parashikimi i motit:

RESHJET

Sot priten reshje të dobëta ose lokalisht të dobëta në të gjithë territorin. Reshjet do të arrijnë deri në lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, dhe Elbasan (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona të kufizuara reshjet mund të jenë në formë shtrëngate.

TEMPERATURAT

Sot (e premte dt.24) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 14 / 20 °C

në vendet e ulëta: 12 / 21 °C

në vendet malore: 7 / 16 °C

ERA

Sot era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë territorin.

ZJARRET NË PYJE

Sot pritet rrezik “I ULËT” në qarkun Fier ndërsa qarqet e tjera pritet të jenë në nivelin “S’KA RREZIK” për zjarre në pyje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në disa qarqe pritet rrezik “I ULËT” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht qarqet: Tiranë (Perёndim), Berat (Jug dhe Perёndim), Gjirokastër (Veri), Vlorë (Veri) dhe Korçë (Lindje).