Pas vendimit të presidentit Meta për të mos dekretuar shkarkimin e tij, ka ardhur një reagim nga rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.
Përmes një interviste në Ora News, Koni tha se pas dekretit të presidentit, ai është rikthyer sot në detyrë.
“Unë kam qenë i pezulluar për tre javë dhe sot pas dekretit të presidentit unë vazhdoj të ushtroj kompetencat e rektorit të Universitetit të Tiranës.
Dekretin e presidentit dhe relacionin shpjegues të tij shpjegues e vlerësoj maksimale.
Një qëndrim shtetari me përmasat e një politikani, i cili e ka treguar gjatë gjithë kohës së tij kuy mbrojti dhe siguroi autonominë institucionale dhe garantoi lirinë akademike, të drejtat e fituara nga ana kushtetuese.
Kështu që në emrin tim personal, të stafit akademik të studentëve të UT-së e vlerësoj maksimalisht.
Nga ana tjetër e garantoj presidentin dhe gjithë strukturat e universitetet që do të punoj në përkushtueshmëri”, ka thënë ai.