MENU
klinika

"Ngurojnë të më prekin..."

Miley Cyrus: Si sillen me mua për shkak të famës

29.05.2019 - 13:21

Miley Cyrus ka qenë e ftuar së fundmi në një emision radiofonik ku ka folur për projektet e fundit dhe jetën e saj si personazh publik. Njerzit sillen çuditshëm për shkak të famës së saj.

Këngëtarja e njohur ka zbuluar një detaj shumë të veçantë për udhëtimet e saj me avion dhe përballjen me stafin e sigurimit në aeroporte.

Ajo ka rrëfyer se në përgjithësi njerëzit kanë frikë ta prekin sepse ajo është e njohur dhe situata që krijohet në momentet e kontrollit është shumë e sikletshme.

Të gjithë ngurojnë të më prekin dhe kanë frikë. Unë nuk i heq bizhuteritë as kur kaloj në skaner, por gjithsesi i lë të më kontrollojnë dhe ata e duan këtë gjë, faktin që unë nuk sillem keq prej statusit që kam.

Megjithatë ka një marrëdhënie të çuditshme dashurie dhe urrejtjeje mes nesh”,-ka shpjeguar Miley.

Ndërkohë, shumë shpejt këngëtarja do lançojë albumin e ri dhe është pjesë e një seriali që do shfaqet në ‘Netflix’.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Performon në “Beale Street”

Miley Cyrus njofton albumin e saj të shtatë

Liam tregon detaje të martesës me Miley

Liam tregon detaje të martesës me Miley