MENU
klinika

Tani i eliminoni në shtëpi

Mirupafshim rrathë të zinj poshtë syve!

21.05.2019 - 21:21

Ndonjëherë nuk dëshirojmë të përdorim tualet dhe të ngrakohemi vetëm për të fshehur një difekt i cili në sytë tonë duket jo mirë.

Rrathët e zinja janë një nga këto problemet që kemi në fytyrë dhe mënyra më e mirë për ti shmangur do të ishte të mos lyheshim por të kujdesemi për to në këto përbërës:

Hidratohuni

Një prej veprimeve të para parandaluese është konsumi i ujit. Duhen konsumuar të pakëtn 10 gota ujë në ditë, në mënyrë që të mos shfaqen rrathët e zinj poshtë syve. Uji largon nga trupi toksinat, të cilat kontribuojnë në shfaqjen e rrathëve të zinj.

Bustina çaji

Futni dy bustina çaji kamomil në ujë të nxehtë dhe pastaj përziejini me ujë të ftohtë. Vendosini bustinat mbi sytë e mbyllur për 15-20 minuta. Kamomili ndihmon në reduktimin e rrathëve të zinj dhe enjtjes së zonës poshtë syve.

Kastraveci:Kastravec i freskët njihet prej shekujsh si një nga mënyrat për të trajtuar zonën poshtë syve. Fetat e sapoprera të kastravecit vendosen mbi sy dhe lihen për disa minuta, çka garanton tonifikimin dhe shtrëngimin e lëkurës së kësaj zone.

Ujë trëndafili

Uji i trëndafilit luan të njëjtin efekt si konsumimi i ujit, pra largon toksinat. Njomni në ujë trëndafili dy copa pambuku dhe vendosini mbi zonën poshtë syve. Lërini aty për 10 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë.

Gjethet e mentes

Mentja mund t’i japë lëkurës të njëjtën ndjesi që na jep në gojë kur e konsumojmë. Për të largua rrathët e zinj, disa gjethe menteje mund të jenë shumë efektive. Ato shtypen dhe brumit të përftuar i shtohet pak ujë. Kjo masë vendoset mbi sy për 15-20 minuta.

Patatja

Dy feta të sapoprera patateje vendosen mbi zonën e errët poshtë syve. Pasi i lëmë për 15 minuta, i heqim dhe e shpëlajmë lëkurën me ujë të ftohtë. Do të vini re se rrathët janë zbehur.

Gjumë i mirë

Shpesh rrathët e zinj shkaktohen nga gjumi i pakët. Për të mos u zgjuar me sy të fryrë dhe të errët, ekspertët rekomandojnë minimalisht 6-8 orë gjumë çdo natë. Një copë pambuku e njomur me ujë të ftohtë dhe që vihet mbi sy kur biem të flemë është shumë efektive.

Vaji i bajameve

Masazhojeni çdo mbrëmje zonën poshtë syve me vaj bajamesh. Ky trajtim nuk duhet të zgjasë më shumë se dy javë, rezultatet do t’i shihni që në ditët e para.

Vitamina C

Sigurohuni që në dietën tuaj ushqimore të mos mungojë vitamina C. Mos i kurseni frutat si portokallet, në veçanti ato të kuqet.