MENU
klinika

Deklarata

‘Mjekë për Shqipërinë”/ Rama: I dhamë fund punësimit nga partia!

28.05.2019 - 12:51

Gjatë ditës së sotme, kryeministri Rama ka prezantuar portalin ‘Mjekë për Shqipërinë’.

Në fjalën e tij, Rama tha se pas suksesit me portalin për infermierët, tani është radha e mjekëve.

Kreu i qeverisë theksoi se kjo formë punësimi i dha fund punësimit nga partitë politike.

Prioritet ka ai, që ka pikë më shumë. Ishte sukses që ne replikuam me infermierët tani është e paimagjinueshme por e vërtetë që deri para disa vitesh listat e punësimit të infermirëve i bënin partitë politike.

Të hyjë në punë si infermier nuk kishe shans të kapërceje pragun nëse një parti nuk të propozonte. Sot jemi në një situatë ndryshe, përmes portalin infermierët punësohen në bazë të testimit.

Nëse hapet një vend pune struktura përkatëse që ka nevojë për infermier i drejtohet portalit dhe shikon klasifikimin, nuk mund të marrë dot më poshtë për të lënë ata që janë lartë.

Duke qenë se fillimisht pati disa keqkuptime por edhe abuzime ne portalin e kthyem në ligj, nës dikush e shkel faktikisht shkel ligjin. Të njëjtën eksperiencë ndoqëm me ekselentët që u rekrutuan në administratë.

Këto sisteme e bëjnë të pamundur ndërhyrjen. Sot e njëjta gjë do të bëhet edhe për mjekët. Mbi bazën e rezultatave do punësohen“, tha Rama.