MENU
klinika

Video

Modelja shqiptare nuk i lë vend imagjinatës në Kanë

17.05.2019 - 13:07

Revista franceze La Figaro publikon videon ku Heidi Lushtaku nuk i lë vend imagjinatës në festivalin e Kanës. Heidi është një prej modeleve më të famshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Bukuroshja jonë po kalon një vit të jashtëzakonshëm duke marrë pjesë në shumë aktivitete të ndryshme të modës dhe artit.

Së fundi, ajo po qëndron në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit që po mbahet në qytetin francez të Kanës teksa ka parakaluar në qilimin e kuq.

E veshur me një fustan të gjatë dhe mjaft të hapur, ajo ekspozoi këmbët e gjata seksi para fotografëve botëror.

Por, vëmendjen më të madhe e mori gjoksi i saj, tepër i ekspozouar, videon e së cilës e ka publikuar revista franceze, La Figaro.

Gjithashtu vlen të theksohet se modelja që punon dhe vepron në Zvicër është takuar edhe me këngëtaren amerikane, Selena Gomez.

Kujtojmë se  Lushtaku është e fejuar me boksierin shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi.