MENU
klinika

Flet "The Special One"

Mourinho: Messi është Zoti i futbollit!

03.05.2019 - 21:48

E gjithë bota e futbollit po flet për Lionel Messin, sidomos për atë që ylli argjentinas bëri ndaj Liverpool në Champions League.

‘Pleshti’ thuajse e mposhti i vetëm ekipin e Klopp dhe padyshim ishte njeriu i ndeshjes.

Por një vlerësim të madh për argjentinasin ka shprehur edhe ish-trajneri i Real Madrid, Jose Mourinho.

Portugezi analizoi ndeshjen e parë gjysmëfinale të CHL ku theksoi se Messi ‘zbehu’ totalisht formën e mirë që shfaqi Liverpool .

“Atë që bëri Zoti i futbollit ishte absolutisht e pabesueshme. Unë mendoj se ai e ndryshoi atë ndeshje. Liverpooli ishte i guximshëm me lojën që zhvilloi. 

Unë mendoj se jo shumë skuadra e mundin Barcelonën në posedimin e topit në Camp Nou. Liverpooli ishte shumë pozitiv, madje pati 3 raste të mira. Ata merituan shumë më tepër se humbja 3-0, por mund të kishte përfunduar edhe 4-0 ose 5-0 në fund”, u shpreh “The Special One” për ‘Russia Today’