MENU

Çfarë është?

Myku, si ekspozohen njerëzit ndaj tij!

14.05.2019 - 17:04

“Myk” janë organizmat mikroskopike që luajnë një rol të rëndësishëm në ndarjen e lëndëve të bimëve dhe kafshëve.

Jashtë, myku mund të gjendet në zona me hije, të lagështa, ose vende ku gjethet ose vegjetacioni tjetër është dekompozuar. Myku i brendshëm mund të rritet në pothuajse çdo sipërfaqe, për aq kohë sa lagështia, oksigjeni, dhe materialet organike janë të pranishme. Kur myku është i “shqetësuar”, lëshon qeliza të vogla të quajtur spore në ajrin përreth.

Si bëhen njerëzit të ekspozuar ndaj mykut?

Njerëzit janë të ekspozuar ndaj mykut çdo ditë dhe kudo, në shtëpi, në punë, në shkollë, si brenda ashtu edhe jashtë. Myket në përgjithësi nuk janë të dëmshme për njerëz të shëndetshëm.

Inhalimi (thithja) konsiderohet mënyra kryesore që njerëzit janë të ekspozuar ndaj mykut. Sporet e mykut dhe fragmente mund të bëhen ajrore dhe të hyjnë në ajër dhe ne mund ti marrim ato me frymë. Njerëzit gjithashtu mund të ekspozohen ndaj mykut përmes lëkurës. Punëtorët duhet të jenë të mbrojtur siç duhet me pajisje sigurie kur përmirësojnë ose pastrojnë mykun në vende që nuk ajrosen.

Cilat janë format më të zakonshme të mykut?

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, llojet më të zakonshme të mykut të brendshëm janë:

-Cladosporium;

-Penicillium;

-Aspergillus;

-Alternaria;

-Stachybotrys chartarum (i njohur gjithashtu si myk i zi);

Cilat janë disa nga efektet shëndetësore që lidhen me ekspozimin ndaj mykut?

Simptomat që rrjedhin nga ekspozimi i sporeve të mykut mund të përfshijnë:

-Rrjedhja e hundës dhe sinusit;

-Acarim i syve;

-Shikim i turbullt;

-Dhimbje të fytit;

-Kollë kronike;

-Skuqje të lëkurës;

Pas kontaktit me forma të caktuara, individët me sëmundje kronike të frymëmarrjes mund të kenë vështirësi në frymëmarrje dhe njerëzit që janë me imunitet të dobët mund të jenë në rrezik të lartë për infeksionin e mushkërive.

Një studim tregon se ekspozimi i mykut gjatë vitit të parë të jetës mund të rrisë rrezikun e astmës së fëmijërisë.

Çfarë mund të bëj për të hequr qafe mykun në shtëpinë time?

Sipas Departamentit Amerikan të Strehimit dhe Zhvillimit Urban (HUD), banorët mund të bëjnë këto hapa që të parandalojnë ose të largojnë mykun në shtëpitë e tyre:

-Mbajeni shtëpinë tuaj të pastër dhe të thatë.

-Rregulloni probleme të ujit, të tilla si rrjedhjet e çatisë, bodrumet e lagura dhe tubat ose rubinetat që rrjedhin.

-Sigurohuni që shtëpia është e ajrosur mirë dhe gjithmonë përdorni ventilimin në banjo dhe kuzhina.

-Nëse është e mundur, mbani lagështinë në shtëpinë nën 50 për qind, duke përdorur një kondicioner ose dehumidifier.

-Shmangni përdorimin e qilimave në zonat e shtëpisë që mund të bëhen të lagura, të tilla si kuzhina, banjo dhe bodrume.

-Mbani dyshemetë te thata rregullisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mënyra parandalimi!

Astma/ Çfarë s’duhet të hani