MENU
klinika

Kërkesa e Trumpit

NATO/ Gjermania do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

19.05.2019 - 12:19

Gjermania është gati të rritë pjesën e saj të buxhetit të NATO-s prej 5 miliardë eurosh (5.6 miliardë dollarë) në 47.3 miliardë euro këtë vit, njoftoi agjensia gjermane e lajmeve dpa të premten.

Rritja do të arrijë në 1.35% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), dhe duhet ende shumë për të arritur objektivin prej 2% që anëtarët e NATO-s e kanë vendosur.

Megjithatë, rritja do të ishte më e madhja për Gjermaninë që nga fundi i Luftës së Ftohtë në vitin 1991.

Nëse konfirmohet, masa mund të shihet si një koncesion ndaj Presidentit të SHBA, Donald Trump, i cili ka shtyrë aleatët evropianë të rrisin shpenzimet e mbrojtjes dhe pjesën e tyre të shpenzimeve në NATO në veçanti.

Në një samit në Uells, Britani të Madhe, në vitin 2014, anëtarët e NATO-s ranë dakord që gradualisht të rritnin buxhetet e mbrojtjes në 2% të PBB brenda një dekade. Trump ka veçuar në mënyrë të përsëritur Gjermaninë, duke kritikuar për atë që SHBA i percepton si shpenzime të pamjaftueshme të mbrojtjes, ndërkohë që Berlini ka vënë në dukje se të gjithë anëtarët kanë kohë deri në 2024 të përpiqen të arrijnë objektivin.

Në takimin e vitit të kaluar të NATO-s, Trump madje kërcënoi të largohej nga aleanca nëse anëtarët nuk arritën shpejt objektivin 2%.

Gjermania Perëndimore zyrtarisht u bashkua me aleancën transatlantike në vitin 1955. Megjithatë, vetëm pas ribashkimit në vitin 1990 qeveria gjermane nisi misionet “jashtë zonës” të udhëhequr nga NATO.

Nga paqeruajtja në parandalim, Bundeswehri i Gjermanisë që prej atëherë është vendosur në disa vende anembanë globit në mbrojtje të aleatëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Euroskepticizëm apo eurorealizëm?

“Ballkanizimi” i Evropës

Ursula von der Leyen/ New York Times

Asnjë aleancë nuk mund ta zëvendësojë NATO-n…