MENU
klinika

Ndeshja e parë nga seria finale

NBA/ Leonard-Lewry nuk mjaftojnë, Bucks shtang Raptors!

16.05.2019 - 16:12

Milwaukee Bucks triumfuan 108-100 ndaj Toronto Raptors në ndeshjen e parë të serisë finale në Konferencën e Lindjes.

Vendasit shfrytëzuan siç duhet faktorin fushë dhe kjo u jep mundësinë të jenë më të qetë në përballjen e radhës. Sfida ishte me të vërtetë surprizuese pasi pothuasje gjatë gjithë lojës, kanadezët ishin në epërsi, por vendasit u hodhën të gjithë sulm në momentet e fundit, duke triumfuar në fund me 8 pikë diferencë.

Në periodën e dytë, Raptors shkuan deri 13 pikë avantazh, që u ruajt deri në mesin e periodës së tretë, por më pas gjithçka foli për skuadrën më të mirë të sezonit të rregullt.

Kawhi Leonard dhe Kyle Lowry spikatën për Toronton respektivisht me 31 pikë e 9 rikuperime dhe 30 pikë e 8 rikuperime, por dyshes së famshme i mungoi suporti i pjesës tjetër të skuadrës.

Për Bucks më i miri rezultoi Lopez, me 11 pikë e 9 “rebound”, ndërsa Antetokounmpo shtoi 24 pikë e 14 “rebound”.

Një statisitikë e veçantë ishte që tek Bucks, 5 basketbollistë realizuan më shumë se 10 pikë.

Përplasja e dytë mes skuadrave do të bëhet ditën e nesërme në “Fiserv Forum” në të njëjtin qytet.