MENU
klinika

Barazojnë serinë e "Play Off"

NBA/ Portland ‘shtang’ Denver në transfertë

02.05.2019 - 17:53

Gjysmëfinalja e Perëndimit mes Denver Nuggets dhe Portland Trail Blazzers rezultoi një ‘surprizë e hidhur’ për vendasit.

Në sfidën e dytë mes tyre të zhvilluar sërish në Pepsi Center të Colorados, skuadra nga Oregoni bëri goditjen e madhe duke triumfuar me rezultatin 97-90.

Tashmë Portland do të mundohet të shfrytëzojë avantazhin që i jep parketi i saj në dy ndeshjet e rradhës për të hedhur një hap të madh drejt finales së Perëndimit.

McCollum me 20 pikë 6 asiste dhe 6 rebound ishte basketbollisti më i mirë ndeshjes dhe ai që udhëhoqi Trail Blazzers drejt kësaj fitoreje shumë të rëndësishme.

Nga ana tjetër, për vendasit më efikas ishte Nikola Jokic me 16 pikë dhe 14 kërcime.