MENU

Play Off

NBA/ Raptors dhe Nugges ‘bëjnë ligjin’

08.05.2019 - 20:29

Toronto Raptors mori kryesimin e serisë (3-2) në gjysmëfinalen e Lindjes të NBA, pasi shkatërruar 125-89 në ndeshjen e pestë Philadelphia 76ers.

Një dominim absolut i skuadrës kanadeze, që pas një periode të parë të ekuilibruar, nisi shkëputjen, duke e mbyllur pjesën e parë me plot 21 pikë diferencën, 64-43.

Në pamundësi për të ngushtuar hendekun në periodën e tretë, 76ers u dorëzuan në 12-minutëshin e fundit, ku shënuan vetëm 19 pikë, ndërsa diferenca në momentin e rënies së sirenës ishte plot 36 pikë, një rekord ky për Toroton në ndeshjet e fazës play off.

Të gjithë lojtarët e formacionit të parë të Raptors e mbyllën me numër dyshifror pikësh. Më i miri rezultoi Pascal Siekam me 25 pikë, i ndjekur nga Kawhi Leonard me 21 pikë e 13 “rebound”.

Fitore bindëse në sfidën e 5-të të serisë gjysmfinale në Konferencën e Perëndimit edhe për Denver Nuggets, që iu imponuan 124-98 Portland Trail Blazers, duke marrë epërsinë në 3-2.

Edhe në këtë përballje rezultoi vendimtare perioda e dytë, me një rezultat të pjesshëm 34-22 për skuadrën nga Colorado, që e zgjeroi edhe më tej diferencën, teksa e nisi periodën e fundit me +28 pikë.

Nuggets triumfuan në sfidën e dytë radhazi, pas asaj humbjeje 140-137 pas katër kohëve shtesë në ndeshjen e tretë, që u mendua se mund të linte pasoja psikologjike.

Shkëlqeu në radhët e Denverit Nikola Jokic me 25 pikë, 6 asiste dhe 19 rikuperime, Millsap me 24 pikë, ndërsa Jamal Murray shtoi 18 pikë e 9 rikuperime.