MENU
klinika

Rihapet sfida

NBA/ Raptors fitojnë ‘në frymën e fundit’

20.05.2019 - 19:43

Toronto Raptors mposhti 118-112 Milwaukee Bucks pas 2 kohëve shtesë në finalen e tretë të Lindjes duke ngushtuar serinë në 2-1 me ndeshje.

Ndeshja nisi më mirë për Raptors që e mbyllën periodën e parë në avantazhin e 9 pikëve.

Megjithatë tre periodat e tjera ishin të gjitha në favor të miqëve nga Milwauke që rikuperuan pikë të rëndësishme derisa sa barazuan rezultatin në 96-96.

Për të përcaktuar skuadrën fituese u desh të luheshin dy kohë shtesë, me Toronton që u tregua më efikase para koshit në 5 minutat e fundit duke arritur një fitore të madhe.

Kawhi Leonard ishte heroi i padiskutueshëm i kanadezëve me 36 pikë 5 asiste dhe 9 rebound. Një ndihmë të madhe në këtë fitore, Raptors e morën edhe nga kamerunasi Siakam që koleksioni në total 25 pikë dhe 11 rebound. Te Milwaukee më i miri rezultoi Hill me 24 pikë por që ishin të pamjaftueshme gjithsesi për të evituar humbjen.

Kanadezët kanë mundësinë të barazojnë serinë duke patur parasysh faktin që edhe sfida e 4-t finale mes tyre do të luhet në Scotiebank Arena të Torontos.