MENU
klinika

Play Off

NBA/ Toronto Raptors befason Philadelphia-n

06.05.2019 - 18:29

Toronto Raptors iu imponuan 96-101 Philadelphia 76ers, falë një Kawhi Leonard në superformë, që e mbylli takimin me 39 pikë, 5 asiste dhe 14 “rebound”, duke e barazuar serinë në 2-2.

Kontribut të çmuar për ekipin kanadez dhanë Marc Gasol me 16 pikë dhe Kyle Lowry me 14 pikë, ndërsa në radhët e skuadrës së drejtuar nga Brett Brown Jimmy Butler ishte më i miri me 29 pikë e 11 rikuperime.

Nga ana tjetër, dyshja Joel Embiid dhe Ben Simmons patën një mbrëmje zhgënjyese.

Një sfidë e ekuilibruar dhe spektakolare ishte ajo mes Portland Trail Blazers dhe Denver Nuggets.

Skuadra nga Colorado, mori një fitore të madhe me rezultatin 112-116, duke barazuar serinë në 2-2.

I jashtëzakonshëm ishte Jamal Murray me 34 pikë, ndërsa Nikola Jokic realizoi “triple-double” e radhës: 21 pikë, 11 asiste e 12 “rebound”. Tepër i rëndësishëm ishte kontributi i Paul Millsap me 21 pikë dhe 10 “rebound”.

Nuk mjaftoi për Blazers forma e mirë e treguar nga dyshja C.J. McCollum-Damian Lillard me 57 pikë në total (29 dhe 28 pikë).