MENU
klinika

Kanadezët pranë përmbysjes historike

NBA/ Toronto shndërrohet në makth për Bucks!

24.05.2019 - 19:21

Milwauke Bucks pësoi humbjen e 3-të rresht ndaj Toronto Raptors duke mos i rezistuar dot presionit si skuadra favorite për të shkuar në finalen e madhe të NBA.

Skuadra kanadeze triumfoi brenda në Wisconsin në ndeshjen e 5-të finale të Lindjes duke marrë kryesimin e serisë në 3-2 me ndeshje dhe tashmë do të kërkojë të mbyllë llogaritë për titullin e konferencës që do ishte i pari nëse e fiton në historinë e skuadrës kanadeze.

Në Fiserv Forum Raptors triumfuan 99-105,ku diferencën e bëri ylli i Torontos Kawhi Leonard, me 35 pikë 9 asiste dhe 7 rebound.

Perioda e parë foli e gjitha për Bucks që pas 12 minutave të para kryesonin me rezultatin 32-22.

Kur të gjithë menduan se Milwaukee do ta kishte shumë të thjeshtë të merrte fitoren e tretë në shtëpi në këtë seri, kanadezët. të cilët filluan të rikuperonin pikë të rëndësishme në periodën e dytë dhe të tretë për të bërë ligjin më pas në periodën e 4-t.

Poshtë pritshmërive Giannis Antetokounmpo që gjithsesi ishte basketbollisti më i mirë mbi parket për Bucks me 24 pikë 6 asiste dhe 6 rikuperime poshtë tabelës.

Te Raptors ndërkohë përveç Leonard spikatën edhe VanVleet me 21 pikë dhe Kyle Lowry me 17 pikë.