MENU
klinika

Shkëlqen Curry

NBA/ Warriors kampion në Perëndim!

21.05.2019 - 19:38

Skuadra e Golden State u shpall kampione në Konferencën e Perëndimit për të pestin vit radhazi duke u kualifikuar në finalet play off të titullit kampion.

Warriors triumfuan 119-117 ndaj Portland në finalen e katërt të Perëndimit, duke fituar 4-0 serinë.

Triumfi i Golden State në këtë ndeshje të katërt të luajtur në fushën e Portland erdhi pas kohës shtesë.

Vendasit shpresuan deri në fund për të fituar takimin dhe rihapur garën për titull, por pa sukses.

Edhe pse Portland u shkëput deri në 17 pikë në periodën e tretë, nuk arriti të fitojë. Meyers ishte më i miri në fushë për vendasit, duke realizuar 30 pikë e 12 rebound, mbështetur nga Lillard me 28 pikë e McCollum me 26, por që s’mjaftuan për të fituar.

Për kampionët e Golden State u dallua Stephen Curry, që realizoi një “triple double”, autor i 37 pikëve, 13 rebound e 11 asist.

Një “triple double” realizoi edhe Green me 18 pikë, 14 rebound dhe 11 asist.