MENU
klinika

Reagon këngëtari

Ndarja me Norën/ Robert Berisha thyen heshtjen!

19.05.2019 - 14:35

Nora Istrefi dhe Robert Berisha vazhdojnë të jenë një prej çifteve më të komentuara në showbiz-in shqiptar.

Jo pak herë janë përhapur thashetheme se çifti ka një krisje në marrëdhënie, ndërkohë që asnjëri prej tyre nuk ka reaguar.

Edhe kohët e fundit zërat për divorcin e tyre ishin shtuar edhe më shumë duke theksuar se kjo ishte ndarja përfundimtare.

I ftuar në një emisionin kosovar, Roberti ka thyer heshtjen duke komentuar thashethemet.

Këngëtari ka mohuar ndarjen duke thënë se të gjitha lajmet që shkruhen për ta, bëhen vetëm për klikime dhe se në këtë mes nuk ka asgjë të vërtete.

“Edhe nëse do të kishte ndodhur, është krejt normale të ndahesh, por në këtë rast nuk ka asgjë të vërtetë. Ata që shkruajnë ishalla veç ua shohin hajrin parave që fitojnë prej klikimeve”, u shpreh Roberti.