MENU
klinika

Gjendet i pajetë në shtëpi

Ndërron jetë aktori dhe këngëtari Freddie Starr

10.05.2019 - 15:40

Freddie Starr është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij. Komediani Freddie Starr ndërroi jetë në moshën 76 vjeçare në shtëpinë e tij në Spanjë.

 

Këngëtari, aktori dhe komediani u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në rajonin e Costa Del Sol.Në një postim në rrjetin e tij social Facebook u konfirmua edhe vdekja.

Jam menaxheri i Freddie. Ju konfirmoj se aktori është ndarë nga jeta. R.I.P komedianit më të mirë të të gjitha kohërave”-shkroi ai.

 

Trupi i tij raportohet se u zbulua nga një kujdestar në banesën e tij në Mijas.

“Kujdestari i tij e gjeti të vdekur në karrigen e tij rreth orës 15:50. Policia mbërriti në vendngjarje dhe trupi i tij u mor me ambulancë”-tha një fqinj për Mirror.

 Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së komedianit.

Starr u bë i famshëm në fillim të viteve 1970, pasi u shfaq në emisionin televiziv “Talent Opportunity Knocks”. Ai luajti në disa programe të tjera televizive në vitet ’90 dhe mori famë botërore me “Freddie Starr ate my hamster” në vitin 1986.

Në vitin 2012, ai u arrestua me akuzën për abuzim seksual por nuk u akuzua asnjëherë. Më vonë ngriti një padi për shpifje kundër akuzuesit në vitin 2015.