MENU
klinika

Arsyeja

Ndërron jetë personazhi i Star Wars

03.05.2019 - 14:20

Peter Mayhew, interpretuesi i Chewbacca në sagën “Star Wars”, u nda nga jeta në moshën 74-vjeçare.

Aktori, sipas familjes së tij, i ka dhënë lamtumirën të afërmve të tij më 30 prill ndërsa gjendej në shtëpi i rrethuar nga familjarët.

Së fundmi, Mayhew kishte lënë trashëgiminë e interpretimit të Chewbacca në filmat e fundit “Star Wars”.

Ai kapasur vështirësi në të lëvizur dhe kjo ka zgjatur për ca kohë deri sa aktori mbrriti në fund të rrugëtimit të tij.

Mayhew i kishte dhënë jetë edhe fondacionit “Peter Mayhew”, që mundohej të lehtësonte pasojat e “sëmundjeve, dhimbjeve, vuajtjeve dhe problemeve ekonomike”.