MENU

Pronësia mbi tokën bujqësore

Ndryshon ligji, rastet kur merrni certifikatë pronësie

22.05.2019 - 20:35

Kështilli i Ministrave ka ndryshuar sërish procedurat për pajisen me certifikatë pronësie për personat që kanë përfituar tokë bujqëosre me ligjin 7501.

Në vendim thuhet se familjet bujqësore ose individët, përdorues faktikë të tokës për veprimtari bujqësore, që kanë qenë punonjës të ish-ndërmarrjes bujqësore më 1.8.1991, gjendja civile e të cilëve u është transferuar në fshatin ku gjendet toka, objekt i kalimit në pronësi, pas datës 1.8.1991, të cilët nuk kanë përfituar tokë bujqësore në përdorim apo pronësi në fshatin ku kanë pasur gjendjen civile më 1.8.1991 paraqesin në bashki:

a) kërkesën për pajisjen me AMTP për tokën që e kanë në përdorim faktik për veprimtari bujqësore;

b) planvendosjen e secilës ngastër që kanë në përdorim faktik, të përgatitur nga një subjekt i licencuar, sipas kërkesave të sistemit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, ku të pasqyrohen sipërfaqja, kufijtë e saj dhe kufitarët. Në rastet kur përdoruesit faktikë janë në pamundësi financiare për hartimin e planvendosjes së ngastrave të tokës bujqësore që kanë në përdorim, ato kryhen me shpenzimet e bashkive nëpërmjet topografëve të vet;

c) certifikatën familjare, të lëshuar nga zyra e gjendjes civile e bashkisë, në datën e transferimit të gjendjes civile në fshatin ku gjendet toka, objekt i kalimit në pronësi;

ç) dokumentacionin që vërteton se janë punonjës të ish-ndërmarrjes bujqësore më 1.8.1991;

d) vërtetimet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, DAMT-ja dhe bashkia, ku kërkuesi ka pasur regjistrimin e gjendjes civile në datën 1.8.1991, se nuk është trajtuar me tokë në pronësi apo përdorim.

Familjet bujqësore ose individët, përdorues faktikë të tokës për veprimtari bujqësore, që nuk kanë qenë punonjës të ish-ndërmarrjes bujqësore, por kanë qenë banorë të fshatit ku gjendet toka, objekt i kalimit në pronësi, sipas regjistrit të gjendjes civile më 1.8.1991, por të mos kenë përfituar më parë tokë bujqësore në përdorim apo pronësi, paraqesin, në bashki:

1. a) kërkesën për pajisjen me AMTP për tokën që e kanë në përdorim faktik për veprimtari bujqësore;

2. b) planvendosjen e secilës ngastër që kanë në përdorim, të përgatitur nga një subjekt i licencuar, sipas kërkesave të sistemit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, ku të pasqyrohen sipërfaqja, kufijtë e saj dhe kufitarët. Në rastet kur përdoruesit faktikë janë në pamundësi financiare për hartimin e planvendosjes së ngastrave të tokës bujqësore që kanë në përdorim, ato kryhen me shpenzimet e bashkive nëpërmjet topografëve të vet;

3. c) certifikatën familjare, të lëshuar nga zyra e gjendjes civile e njësisë së qeverisjes vendore, sipas gjendjes më 1 gusht 1991, me ndryshimet deri më 1 tetor 1992, në fshatin ku gjendet toka, objekt i kalimit në pronësi;

ç) vërtetimet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe DAMT-ja, në juridiksionin e të cilave gjendet toka bujqësore, se nuk është trajtuar me tokë në pronësi apo përdorim.”.

Ministrisë përgjegjëse për ekonominë, të përcaktojë, për të gjitha ngastrat e tokës bujqësore, të paraqitura në materialin hartografik, nëse janë objekt i investimeve strategjike, sipas legjislacionit në fuqi për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë.

1. Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, DAMT-së dhe bashkisë, ku përdoruesi sipas pikës 3/1, të këtij vendimi, ka pasur regjistrimin e gjendjes civile më 1.8.1991, informacionin, nëse ky përdorues është trajtuar me tokë bujqësore në pronësi apo përdorim dhe në se kjo tokë është e regjistruar në regjistrin publik të pasurive të paluajtshme.

2. g) Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe DAMT-së, në juridiksionin e të cilave gjendet toka bujqësore, ku përdoruesi sipas pikës 3/2, të këtij vendimi, ka pasur regjistrimin e gjendjes civile më 1.8.1991, informacionin nëse ky përdorues është trajtuar me tokë bujqësore, në pronësi apo përdorim, si dhe nëse kjo tokë është e regjistruar në regjistrin publik të pasurive të paluajtshme.”.

10 mijë pika pagese me kartë në biznese

“Godet” informaliteti, ulet përdorimi i parasë cash

Furnizojnë tregjet franceze, gjermane, italiane

Bimët mjekësore, financohen 816 projekte për mbjellje të reja

Lehtësira në tregti dhe transport

Shqipëria marrëveshje huaje me BB

Skema e pensioneve në Shqipëri

Presion i dyfishtë nga plakja dhe informaliteti

"Nuk do të terrorizoheni nga taksat"

Rama i ‘hap derën’ Italisë: Ejani investoni tek ne!

Hapa mbrapa në Progresin Social

Vështirësohet jeta e shqiptarëve