MENU
klinika

Negociatat

I dha “OK” Shqipërisë dhe M.Veriut, Hahn apel Kosovës

29.05.2019 - 13:25

Ditën e sotme Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjatë prezantimit të progres-raportit u vlerësua ecuria e këtyre dy shteteve në reformat dhe zbatimin e ligjit.

Në fjalën e tij gjatë prezantimi, Hahn u ndal edhe tek rrugëtimi i Kosoës.

Ai kërkoi që Kosova të heqë taksën ndaj mallrave serbe, ndërkohë nga ana tjetër ai dha një mesazh të fortë për Serbinë dhe Malin e Zi, të cilëve u kërkoi të jenë më fleksibël në zbatimin e ligjit dhe përmbushjen e reformave.

Serbia dhe Mali i Zi duhet të rrisin përpjekjet e tyre për të zbatuar reformat në zbatimin ligjor. Sa i takon dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të dyja vendet duhet të shmangin çdo veprim që konsiderohet si provokim nga të tjerët.

Progresi i bërë i Kosovës është vënë në hije nga taksa, e cila duhet të hiqet. Turqia ka nisur të largohet nga BE duke larguar balancën në sistemin politik.

Edhe në 2018 KE vuri në pah se negociatat e Turqisë janë të bllokuara dhe ky vlerësim është edhe për këtë vit. Kjo është paketa e fundit që raportojmë dhe duhet të shpreh mirënjohjen tuaj për angazhimet e treguara.

Të gjithë duhet të jemi krenarë për arritjet, por ajo që është arritur është e mundur edhe falë angazhimit tonë dhe bashkëpunimit të shkëlqyer”-tha ai.

Vuçiç: Perëndimi do thotë se nuk kam mundësi t’i bëj presion dhe…

“Zgjedhjet në zonat serbe nuk do të mbahen për shkak të Kurtit”

Mijëra të infektuar brenda një jave

Kovidi rikthehet frikshëm në Serbi

“Hajdutët i bënë pritë 400 m larg shtëpisë”

U vra në makinë, flet vjehrri i 33-vjeçares