MENU

Deklarata

Negociatat për Shqipërinë/ Deputeti holandez: Presim KE për vendimin!

07.05.2019 - 14:14

“Presim KE-në për vendimin mbi shqiptarët”, kështu është shprehur deputeti i Parlamentit holandez, njëherazi edhe reporter për Ballkanin Perëndimor, Anne Mulder.

Teksa ndodhet në një vizitë punenë Tiranë, Mulder tha se pjesë e axhendës së diskutimeve në Tiranë është integrim në BE dhe përmbushja e reformave në Shqipëri.

Gjithashtu deputeti Mulder foli edhe për çështjen e rikthimit të vizave, ndërsa shtoi se kjo pjesë do të diskutohet në Holandë në kohën kur deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të jenë për vizitë atje.

Objektivi i vizitës është procesi integrimit europian dhe axhendën e reformave. Këtu për të vijuar dialogun duke pasur parasysh vendimmarrjen për hapjen e negociatave dhe diskutimet tona në parlament kanë qenë shumë pozitive.

Jemi informuar për diskutimet mbi vendimin e parlamentit holandez mbi çështjen e liberalizimin e vizave ka pasur impakt, por kjo çështjen nuk është diskutuar.

Kjo çështje do diskutohet gjatë vizitës së deputetëve shqiptarë gjate në parlamentin hollandez.

Do presim vlerësimin e Komisionit Europian për Shqipërinë, që me pas të vendosim mbi çështjen e hapjes së negociatave për anëtarësim-tha ai.