MENU
klinika

"Historitë e Evës"

Nëse do të ekzistonte Instagrami në kohën e Holokaustit….

03.05.2019 - 17:20

Historia e një vajze 13-vjeçare të vrarë në kampin e përqendrimit nazist të Auschwitzit më shumë se 75 vjet më parë është bërë ylli më i ri i Instagram, pasi një miliarder izraelit dhe vajza e tij sollën historinë e vërtetë të vajzës në rrjetin social.

Me videot e shkurtra, emoji, komentet, llogaria me emrin “Historitë e Evës” mblodhi afër një milion ndjekës brenda 24 orëve pas të mërkurës mbrëma, fillimit të Ditës së Përkujtimit të Holokaustit në Izrael.

Qëllimi, sipas krijuesit të projektit, Mati Koçavi dhe vajzës tij Maya, është të rrisin ndërgjegjësimin për Holokaustin për një brez që është i varur nga formatet e mediave të reja.

Në Izrael, megjithatë, disa kritikuan trajtimin e ri të një subjekti të tillë të ndjeshëm,. Klipët e shkurtër dhe të gjallë, thanë ata, nuk arritën të theksonin tmerret e vërteta të Luftës së Dytë Botërore, kur 6 milion hebrenj, duke përfshirë 1.5 milionë fëmijë, u vranë sistematikisht nga duart e nazistëve.

Por Kochavi, fëmija i të mbijetuarve të Holokaustit, tha në një deklaratë se “Instagram ishte një platformë tregimi dhe si çdo platformë e mediave dhe përmbajtjes mund të tregojë histori të thella dhe sipërfaqësore”.

Në një intervistë me New York Times, Koçavët thanë se lexuan dhjetëra ditarë të shkruar nga adoleshentët gjatë Holokaustit përpara se të zgjedhnin veprat e Eva Hejmanit, një vajzë hebreje laike nga Hungaria që ëndërronte të ishte reportere dhe filloi të shkruante në një ditar ditëlindjen e saj të 13-të, 13 shkurt 1944.

“Përshëndetje! Emri im është Eva, ” përshëndet një vajzë me flokë të errët me flokë në videon promo.

“Kjo jam unë, 1944, nazistët kanë pushtuar pjesën më të madhe të Evropës, bëjnë gjëra të tmerrshme për ne hebrenjtë, por ata nuk na kanë pushtuar ende”, thotë ajo në një tjetër video të shkurtër.

Në videot e mëvonshme, Eva, e cila luhet nga një aktore britanike dhe flet në gjuhën angleze me titra hebraisht, prezanton anëtarët e familjes së saj, shoqen e saj dhe më vonë djalin që ka qejf. Ajo gjithashtu “filmon” nazistët e keq dhe shpreh urrejtjen e saj për Adolf Hitlerin, duke thënë se ajo nuk e kupton pse kaq shumë njerëz “e ndjekin atë”.

Në historinë e saj të vërtetë, Eva u vra në Auschwitz më 17 tetor 1944. Nëna e saj, Agnes Zsolt, mbijetoi dhe më vonë zbuloi ditarin e Evës.

Kryeministri Benjamin Netanjahu e miratoi projektin të hënën, duke thënë se njerëzit duhet ta ndjekin atë. Dhe disa të famshëm të profilit të lartë, përfshirë aktoren  e “Wonder Woman”, Gal Gadot, u kërkoi ndjekësve të tyre ta shikonin.

Por projekti duket se i ka arritur qëllimet e tij. Ata që ishin pas projektit raportuan se më shumë se 100 milionë njerëz i kishin parë tashmë “historitë e Evës”.