MENU
klinika

'Ndizet' merkato tek Reali

Neymar në Madrid/ Figo ‘ndez dritën jeshile’

03.05.2019 - 19:34

Në shtëpinë e Real Madrid po përgatiten për një nga merkatot më të nxehta në historinë e klubit Merengues.

Mbretërorët pritet të afrojnë në organikën e tyre disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror. Listës së gjatë i paraprin Eden Hazard që ndiqet nga Pogba, Neymar, Mbappe apo dhe Luka Jovic. Kalimi i këtij të fundit tek Madrilenët konsiderohet si çështje e kryer.

Së fundmi, janë rritur ndjeshëm kuotat e afrimit të brazilianit Neymar në ekipin e Zidane.

Sezoni i fundit me dëmtime të shpeshta dhe ulje-ngritje ka ‘bezdisur’ jo  pak numrin 10 të PSG.

Presidentin Florentino Perez e tundon së tepërmi ideja për të sjellë ish-yllin e Barcelonës, në Santiago Bernabeu. Një transferim të tillë e ka përkrahur edhe legjenda portugeze, Luis Figo, i cili ka thënë se atij i nevojitet një hap para në karrierë.

konica sportkonica sport mobile

Figo i ka kërkuar yllit të parizienëve, të largohet nga klubi francez për të kaluar te Reali.

“Neymar është 27 vjeç. Nuk mendoj se ai ka nevojë për shumë këshilla.

Ky është një vendim personal, nëse ai duhet të mendojë për një ndryshim, ai gjithmonë duhet të jetë për diçka më të mirë, qoftë financiarisht apo në kushtet e prestigjit dhe kushteve të punës.

Nuk e di nëse do të largohet, por sa i përket prestigjit, do të ishte një gjë e mirë”, përfundoi portugezi.

Në përfundim, Figo pohoi se Madrilenët kanë qenë edhe më parë të interesuar për yllib brazilian, madje shtoi se ata duan gjithmonë të afrojnë lojtarët më të mirë të botës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Grushtoi' tifozin pas ndeshjes

Dënimi që rrezikon Neymar