MENU
klinika

Zgjidhjet

Nga limoni deri te qumështi, 5 përbërës që heqin njollat në sqetulla

02.05.2019 - 21:43

A keni menduar ndonjëherë pse sqetullat janë bërë me një hije me kalimin e kohës?

Sipas The Beauty Brains, ka pesë arsye të mundshme përse ajo është krijuar:

1. Depilimi. Nëse ngjyra e flokëve të trupit tuaj është më e errët se ajo e lëkurës tuaj, nga depilimi me brisk mund të ndodhë që ajo të errësohet me kalimin e kohës.

2. Të rriten qelizat e vdekura të lëkurës të cilat mblidhen në sqetullën tuaj. The Beauty Brains shpjegon se këtë mund ta evitoni duke bërë skrab të shpeshtë.

3. Antidjersat: Mund të keni substanca që nuk i bëjnë mirë sqetullave dhe krijojnë një ngjyrë të zezë. Hiqni dot nëse ky është problemi dhe përdorni mënyra natyrale.

Por tani ka disa zgjidhje për këto njolla të errëta të cilat nuk ju lejojnë të ngrini duart lirshëm:

1. Limoni- është një antiseptik natyror dhe antibakterial, që do të thotë se funksionon edhe si deodorant. Ai ka edhe vetinë e zbardhuesit. Home Remedies For Life sugjeron zëvendësimin e deodorantit tuaj tradicional me një fetë limoni. Për të shmangur acidin nga irritimi i lëkurës tuaj, bëni një eliksir nga lëng limoni dhe vaji i ulliri. Kur përdorni këtë metodë, është e rëndësishme të qëndroni larg diellit.

2. Patatja: Sipas Natural Beauty Tips, acidi i ndodhur në patate e bën atë një agjent organik zbardhues. Mënyra më e mirë për të marrë përfitimet zbardhuese të patates është thjesht të lyeni me një fetë patate vendin që keni njolla dhe ta lini për 5 deri në 10 minuta. Përsëriteni dy herë në ditë.

3. Sode buke. Skrabi është një zgjidhje e thjeshtë me rezultate të mrekullueshme. “ Natural beauty Tips” rekomandon përzierjen e sodës së bukës me ujë për të bërë një paste të trashë. Pastroni sqetullat tuaja me paste, e më pas lajini me ujë të vakët.

4.Qumështi: Jo sepse qumështi është i bardhë por sepse ai ka vitamina dhe acide yndyrore që zbusin lëkurën, ndërkohë që ndriçon tonin e saj.

Ndiqni këshillat e “Natural beauty bites” dhe bëni një përzierje prej 2 luge gjelle qumështi të plotë ose krem, 1 lugë çaji kos të thjeshtë ose gjizë, dhe 1 lugë gjelle kafe ose miell. Lyeni sqetullat në shtëpi dhe relaksohuni për 10-15 minuta derisa të thahet. Shpëlajeni me ujë. Përsëriteni 3- 4 herë në javë për rezultatet më të mira.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj

Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”