MENU
klinika

Arsyet pse duhet ta konsumoni!

Një patate e ëmbël, zgjidhje për diabetikët dhe jo vetëm

22.05.2023 - 15:58

Patatja e ëmbël është një lloj i veçantë i patates dhe mund ta gjeni në ngjyrë krem, të verdhë, portokalli dhe ngjyrë vjollcë.

Kjo patate është e pasur me antioksidantë dhe me vlera ushqyese. Këto patate ju vijnë në ndihmë më së shumti diabetikëve dhe jo vetëm.

Ja përse:

Patatja e ëmbël është e mirë për personat e sëmurë me diabet pasi përmban sheqerna natyrorë të cilat stabilizojnë nivelin e insulinës tek diabetikët.

E pasur me fibra dietike të cilat shërbejnë për tretjen. Parandalon kancerin e zorrës së trashë dhe ndihmon personat që kanë probleme me konstipacionin.

Përmban karotenoide të cilat ndihmojnë në prodhimin e vitaminës A, vitaminë e cila ripërtërin sistemin e frymëmarrjes. Duhanpirësit duhet ta konsumojnë sa më shpesh.
Përmban vitaminë D. Kjo vitaminë është e mirë për dhëmbët, zemrën, lëkurën, eshtrat. Rrit nivelin e energjisë.
Përmban vitaminë B6 e cila ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe trurit.
Është e mirë për indet dhe muskujt dhe ndihmon për ulen e enjtjeve apo dhimbjet e barkut. Ju jep energji dhe rregullon rrahjet e zemrës.

Vepron si një antioksidant, mbron mushkëritë si dhe parandalon kancerin e gjirit. Redukton shenjat e plakjes.
E pasur me acid folik. Ndihmon në zhvillimin e shëndetshëm të fetusit. Rekomandohet të konsumohet nga gratë shtatzëna.
Vitamina C është thelbësore për funksionimin si duhet të trupit dhe patatja e ëmbël e përmban me shumicë këtë vitaminë.
Ujin e patateve të ziera mund ta përdorni për të trajtuar lëkurën, sidomos në raastet kur lëkura është e acaruar. Pastron thellësisht poret.

Është e pasur me hekur i cili ka rol të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të kuqe dheh të bardha të gjakut. Ndihmon përtë luftuar anmeinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN