MENU
klinika

Ngec në "sitën" e Vetting-ut

KPK shkarkon kreun e Gjykatës Fier

28.05.2019 - 10:18

Kreu i Gjykatës së Fierit, Roland Jaupaj është shkarkuar sot nga detyra me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Gjatë seancës dëgjimore të së hënës Jaupaj u përball me probleme të pasurisë, ku u identifikua një konflikt i mundshëm interesi në blerjen e një apartamenti ga prindërit e tij dhe paqartësi në përfitimin e 13 mijë eurove nga bashkëshortja në ndërmjetësimin për blerjen e një shtëpie.

KPK nga hetimet zbuloi se këto para ishin të pajustifikuara pasi ishin i ftuar nga gruaja e gjyqtarit me një kontratë që ajo kishte me tezen e saj për shitjen e një prone.

Treshja gjykuese e KPK-së përbëhej nga Genta Tafa(Bungo) kryesuese, Pamela Qirko relatore dhe Etleda Çiftja anëtare.

Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Maria Tuma.