MENU
klinika

Rrëfimi i atletes shqiptare

“Ngela pa burrë”/ Shala: S’martohem për njerëzit

19.05.2019 - 18:25

E njohur për karizmën, origjinalitetin dhe spontanitetin e saj, atletja e njohur Klodiana Shala e ftuar në një nga emisionet televizive, tregoi se martesa për të nuk ishte ndonjë qejf i madh, sidomos të bëhej nuse.

Ia kam prerë mamit kështu që mos u grric hiç në këtë pjesë”, tregon Klodiana.

“I kam thënë mamit se nuk martohem për t`ia mbyllur gojën të tjerëve edhe pse asaj shpeshherë i bëjnë komente për mua që ngela pa burrë ose pa u martuar. Mos e vrit mendjen për këtë pjesë”, pohoi atletja.

kolana e librave

Më tej ajo ka përmendur pak edhe nga marrëdhënia me nënën e saj, ku gjatë bisedës edhe përlotet.

“Në fakt, unë nuk para ia shpreh mamit se sa e dua, por ajo është pika ime e dobët”, rrëfeu Shala teksa sytë iu mbushën me lot.

Klodiana Shala është në përfundim të librit të saj të parë kushtuar të gjithë personave që duan të ushqehen shëndetshëm dhe të apasionuarve ndaj fitnesit.