MENU
klinika

Kush do të jetë në skenë?

Ngjiten sot në Amfiteatrin e Tiranës sazet e jugut

25.05.2019 - 14:58

Pas premierës së suksesshme në REJA FEST, “Saz’iso” vjen për të performuar duke na sjellë këngët që tregojnë për gëzimin, dhimbjen, dashurinë, humbjen, heroizmin dhe tragjedinë.

Një natë e paharrueshme në Amfiteatrin e Tiranës shënohet sot më 25 Maj!

Në këtë skenë do të ngjiten këngëtarët e njohur përmetarë Donika Pecellari, Adriana Thanasi dhe Robert Tralo, muzikantët korçarë Telando Feto, Agron Nasi , Agron Murati dhe Aurel Qirjo, pa harruar multinstrumentistin Pëllumb Meta nga Tirana. SAZ’ISO.

Ky ansambël, i krijuar posaçërisht nga 3 miq të apasionuar të muzikës Shqiptare (gjermania Andrea Goertler, shqiptarja Edit Pula dhe amerikani Joe Boyd) vjen në skenë , pas shumë koncertesh dhe turnesh të suksesshme në Europë si premierë.