MENU
klinika

Shpjegimi publik

Nis punën sot Sistemi i Prokurimeve Publike

05.05.2019 - 16:18

Sistemi i prokurimeve publike nis punë sot në mesditë.

Prej më shumë dy ditësh ky sistetim ishte jashtë funksionit.

APP kishtë njoftuar më herët, sëbashku me shpjegimin publik nga Agjencia e Prokurimeve Publike.

“Agjencia e Prokurimeve Publike njofton Autoritetet Kontraktore, Operatorët Ekonomikë, Audituesit si dhe çdo Autoritet tjetër që në përmbushje të detyrës së tyre përdorin Sistemin e Prokurimit Elektronik, se për shkak të procesit të zhvendosjes fizike të pajisjeve hardware të infrastrukturës së site-it sekondar (Business Continuity) të Sistemit të Prokurimit Elektronik, pranë Datacenter-it Qeveritar (AKSHI-t), sistemi do të jetë jashtë funksionit (offline) nga data 03.05.2019, ora 14.00 deri në datën 05.05.2019, ora 14.00” shkruhet në njoftimin e Agjencisë.

Në njoftim, APP ka kërkuar që të merren masat paraprake të nevojshme për ecurinë e punës në sistem duke pasur në konsideratë datat që sistemi do jetë ‘offline’.