Pas të enjtes së kaluar, Britania po përballet me një betejë të re. Kjo është një betejë kundër intolerancës, paragjykimit, ksenofobisë.
Ndarja e re në politikën britanike është midis shumicës patriotike, tolerante, dhe pragmatike, kundër Faragistëve, të cilët do të ndjekin Farage kudo që shkon. Ata kanë shumë të përbashkëta me Le Pen, Salvinin dhe Orbanin, dhe natyrisht Trump dhe Putin, sesa me vlerat e qëndrueshme të popullit britanik.
Në një kohë kur antisemitizmi dhe islamofobia duhet të zhduken, Farage dëshiron të zhbëjë legjislacionin kundër diskriminimit dhe barazisë që mbron pakicat. Ai do për shembull, t’i japë fund të drejtës për pagesë të lindjes.
Megjithëse pikëpamjet e tij kundër emigrantëve janë të njohura, paragjykimet e tij janë tronditëse.
Një video e kohëve të fundit e paraqiti atë dhe zëdhënësin e Trump Steve Bannon duke diskutuar, me sa duket për një fushatë mbarëbotërore kundër globalizimit. Plani i tyre është që të shkatërrojnë çdo institucion me fjalët “evropiane” dhe “globale”.
Farage po vendos kushtet mbi të cilat konservatorët do të zgjedhin kryeministrin e ardhshëm. Farage thotë se Britania do të largohet nga BE më 31 tetor edhe nëse nuk ka marrëveshje deri atëherë.
Është koha t’i them edhe kryeministrit të ardhshëm, në fakt, të gjithë kandidatëve për lidershipin e konservatorëve se partia e tyre ka një zgjedhje themelore midis mbështetjes për Farage ose të jenë kundër tij.
Pika fillestare në shërimin e plagëve të vendit tonë është të bëjmë njerëzit krenarë për Britaninë që ne dëshirojmë të ndërtojmë. Por nëse duam të rivendosim besimin që Farage po sulmon , duhet t’i drejtohemi problemeve shumë reale që shkaktuan votimin e Brexit.
Ne duhet të merremi me frikën nga emigracioni, sovranitetin, varfëria dhe pabarazia tashmë e shfrenuar të Britanisë.
Për muaj me radhë, po kërkoj një konsensus të ri në vend përpara një votimi përfundimtar nga populli britanik. Nëse ne angazhohemi me ndershmëri me njëri-tjetrin, do të besojmë, do të gjejmë njerëz britanikë shumë më tolerantë dhe të ndershëm, më pak të brendshëm dhe dogmatikë sesa ata që sot dominojnë politikën me rezultate të tilla shkatërruese.
Gordon Brown ishte kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar nga viti 2007 deri në vitin 2010.