MENU
klinika

ADN-ja rezultati përfundimtar

Një tufë flokësh të Da Vinçit?

03.05.2019 - 16:10

Një tufë flokësh të Da Vinçit, me rastin e 500-vjetorit të vdekjes, u ekspozua për herë të parë për publikun, kanë njoftuar disa hulumtues italianë, sipas medieve vendase.

 

 

”Cullufen e ruajtur si ‘flokët e Leonardo da Vinçit”, mundëm ta siguronim nga përtej Atlantikut, – kanë dëshmuar drejtuesit e ekspozitës me titull ”Leonardo jeton”, Alessandro Vezzosi dhe Agnese Sabato.

”Flokët e mbajtura në fshehtësi deri më tani, në një koleksion amerikan, u publikuan për herë të parë, së bashku me dokumentet që dëshmojnë për origjinën e tij të vjetër franceze, gjatë ekspozitës për nder të gjeniut Da Vinçi”, – shtoi Vezzosi, sipas AGI.

Në Itali, pritet të kryhen nga specialistët, analizat e ADN-së së tufëa së flokëve, për të konfirmuar apo vërtetuar ekzistencën e pasardhësve që jetojnë, të mjeshtrit të madh të Rilindjes.

 

 

Më 2 maj 1519, piktori dhe dijetari, i cili lindi në Vinçi më 15 prill 1452 nga një lidhje e paligjshme mes një fisniku të pasur dhe një fshatareje adoleshente, vdiq në Francë në kështjellën e Clos-Luce e Amboise-s, rreth tre vite pas ftesës që iu bë nga mbreti Fransua I.